Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe shefi i Antiterrorit Gledis Nano janë tmerruar nga ajo që janë parë në kampin ‘Al-Hol’, nga ku janë nxjerrë rreth 50 gra e fëmijë shqiptarë, të cilët do kthehen në vendin e tyre të lindjes.
Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, të Top-Channel, të dy e përshkruan atë kamp si nëj ferr dhe thanë se shqiptarët duhet të shikojnë se çfarë bëhet në ato ambiente.
“Ajo që u krye deri tani dhe ato që do bëhen, kanë çështjen e sigurisë parësore. Kjo na bëri të ndërmerrnin hapa shumë të kujdesshme. Them se ia kemi arritur sot.
Ato çfarë kemi parë në Al Hol do doja të transmetoheshin që shqiptarët të shikojnë kushtet atje, se çfarë bëhet. Atje është kampi i Ferrit dhe jo Al Hol.
Jam falenderues dhe për familjet që madje se kanë ditur fare qe kemi udhëtuar drejt Sirisë,”- tha Nano dhe Lleshaj.