Italia përfshihet nga protesta të ashpra, ndërkohë që numri i vdekjeve rritet

Disa qytetet në Itali janë përfshirë nga protesta masive kundër masave të reja kufizuese të aplikuara në vend për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19.

Ditën e sotme në Romë janë regjistruar të paktën 4 arrestime dhe shqetësimi po rritet në të gjithë Italinë.
Fillimisht në protesta filloi në Napoli, ku gjatë përplasjes me policinë, u lënduan disa e persona.

Për katër të arrestuarit gjyqi do të fillojë në nëntor. Megjithatë protesta të reja parashikohen nga Torino në Terni, nga Bari në Catania.

Ndërkohë, spitalet në Itali po përgatiten për përballimin e valës së dytë të pandemisë, pasi ditët e fundit janë është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur me koronavirus.

Loading...