Një ngjarje e rëndë ka alarmuar Rusinë. Modelja 34-vjeçare Ekaterina Antoncheva është gjetur e vdekur.
Sipas mediave të huaja e reja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj ndërkohë që njëri gisht i njërës dorë i ishte prerë.
Trupi i pajetë u gjet nga i dashur i saj kur u kthye nga një udhëtim pune.
Mediat e huaja, thonë se Antoncheva, e cila punonte në Institutin e Teknologjisë të Shën Petersburgut, merrej edhe me modeling dhe sipas burimeve të policisë, 34-vjeçarja është mbytur.
Ndërkohë në lidhje çështjen është arrestuar një 36-vjeçar i identifikuar si , Artyom, pasi policia ka gjetur në shtëpinë e të riut gishtin e prerë të viktimës, që sipas hetimeve ishte përdorur nga autori i krimit për të zhbllokuar telefonin e saj.
Policia thotë se Artyom ka fshirë mesazhet që shkëmbeu me 34-vjeçaren, ndërkohë për të mbuluar gjurmët e vrasjes 36-vjeçari, pasi kishte zhbllokuar telefonin, u dërgoi mesazhe shefave të Antonçevës në të cilat ai shkruante se ajo ishte e sëmurë dhe për këtë ajo nuk mund të vinte në punë.