Sherr në protestë,ja çfarë ndodhi

Eshtë ora 11.00 e mëngjesit dhe në protestë e ka marrë fjalën një pedagog i Lëvizjes për Universitetin dhe është pedagog, Jani Marku i biologjisë. Por një grup studentësh I kanë marrë megafonin dhe e kanë shtyrë.

Më pas kanë lëvizur dhe me të shtyra e kanë zbritur nga podium. Dhe më pas situata është acaruar. E kanë konsideruar profesorin si një njeri që I shërben politikës. Ndërkohë që ky I fundit ka arritur të thotë vec dy fjalë: KJO ESHTE DHUNE.

Dhe më pas studentët e kanë shtyrë. Për 15 minuta, nuk arrijnë as të lëvizin, as nga njëra anë as nga tjetra.

Studentët thonë se dikush po përpiqet ti përcajë dhe të prishë protestën. Por deri tani, askush nuk sqaron gjë. Studentët janë duke u shtyrë me njëri tjetrin dhe në qendër kanë krijuar shumë konfuzion.

Një student tjetër pretendon se pedagogu po mbron interest e tyre. Por dikush po I përcan. Pas 20 minutash pedagogu ka arritur të dalë nga turma.

Loading...