Të shtëna mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër, autori qëlloi me pi stoletë drejt një 35-vjeçari, shpallet në kërkim

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër që ka degraduar në të shtëna me armë. Autori i ngjarjes ka qëlluar me pistoletë drejt një 35-vjeçari në aksin Gjirokastër- Lunxhëri.

Ai është identifikuar dhe është shpallur në kërkim teksa ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person dhe të dy janë larguar me automjet. Nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar.
NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjirokastër

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.

Shpallet në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.

Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Loading...