Mjeku shqiptar: ‘Ja sa gramë paracetamol duhet të përdorni në ditë, mos përdorni antibiotik kur jeni infektuar me…’

Mjeku shqiptar Albert Troci, i cili aktualisht punon në Itali, është shprehur se kura më e mirë për Covid-19 është paracetamoli.

Në një lidhje me Skype në ‘Repolitix”, Troci tha se edhe paracetamoli, duhet përdorur me masën e duhur, që sipas tij, nuk duhet të jetë më shumë se katër gramë në ditë.

Përsa i përket antibiotikut, Troci tha se mund të jetë shumë i rrezikshëm, nëse merret nga një person i infektuar me Covid-19.

“Merrni paracetamol. Dhe jo më shumë se 4 gramë në ditë. Mos përdorni antibiotic, mund të jetë shumë i rrezikshmë nëse je i infektuar me Covid-19,”– tha Trci.

Loading...