Mbyllja e konvikteve dhe universiteteve, Rakacolli tregon arsyet: Vijnë shumë nga rrethet dhe…

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli ka shpjeguar arsyet e mbylljes së konvikteve dhe të universiteteve, që tashmë do ta zhvillojnë mësimin online.

E ftuar në ‘Repolitix’, Rakacolli shprehet se shkak për këtë gjë është bërë ardhja e shumë studentëve nga rrethet.
Sipas Rakacollit, përzierja e studentëve në klasa e konvikte, bën që virusi Covid-19 të përhapet më shpejt.

“Jeta e studentëve është shumë dinamike. Ka përzierje.

Vijnë në Tiranë njerëz nga të gjitha rrethet që shkojnë sërish nëpër shtëpitë e tyre. Shtohet jeta nëpër konvikte, shtohet jeta në klasa.

Kështu shtohet përzierja e vendeve që kanë nivel më të lartë epidemiologjik me ato vende që kanë nivel më të ulët, se këta studentë shkojnë e lëviznin nëpër shtëpi në qytetet e tyre.

Nuk e dimë se sa kohë do të vazhdojë kjo,”- tha Rakacolli

Loading...