Tërmeti, ambasada shqiptare në Turqi thirrje qytetarëve: Ikni në një zonë të sigurtë

Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit.

Ambasada iu ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt.
“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore,pranë zonës së Izmirit.
Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Turqi.

Tërmeti me magnitutë 6.5 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri.

Deri më tani në Turqi janë regjistruar 4 viktma dhe 120 të plagosur. Ndërkohë që dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja.

Loading...