‘E ka mbaruar shkollën me 5’/ Rama-Bashës: Tallesh me popullin, prezanton infermierin si ekspert pandemie

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas akuzave nga PD.

“PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s’ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë!”, shkruan ai në twiiter.
Ndërsa më herët në ‘Facebook’ kka publikuar një kronikë ku shfaqet kreu i PD, Basha i cili flet në lidhje me tamponat në Durrës, e më pas gjatë deklaratës për mediat shfaq dhe një mjek që flet për situatën në spitale.

Rama ka bërë CV-në e mjekut që u prezantua nga Basha duke thënë se ai nuk ka qënë nxënës i dalluar e se ka mbaruar vetëm shkollën e mesme me notat 5-a. Zijal Hysa ka kryer një kurs 1 vjeçar në infermieri, kështu thuhet në videon e publikuar nga Rama. Ndër të tjera thuhet se liçensa e infermierit i ka skaduar në vitin 2020 e nuk dihet nëse e ka rinovuar apo jo.

‘Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu! Zgjohu miku im se s’ka lezet fare kjo farë derexheje kështu… Zgjohu!‘- shkruan Rama përkah videos.

Loading...