Kryeministri britanik ka njoftuar hyrjen e vendit ne karantine gjate kater javeve qe vijne pas nje rritje dramatike te infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Lajmin e beri te ditur vete kreu i qeverise Boris Johnson pas nje takimi me ekipin drejtues te NHS.
Johnson tha se nga e enjta pergjate 4 javeve qe vijne, vendi do te hyje ne izolim me qellim ndalimin e zinxhirit te perhapjes se COVID 19.
Johnson e cilesoi takimin me NHS dramatik pasi autoritetet raportuan mbi 430 te vdekur nga koronavirusi ne 24 oret e fundit.
Ai tha se mjeket kishin paralajmeruar bllokim te spitaleve ne dhjetor nese niveli i infeksioneve qendronte ne shifra aktuale.
Loading...