Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka deklaruar se lokalet në zonën e ish-Bllokut, do të mbyllen dhe kjo gjë është e sigurtë.
E ftuar në “Opinion”, Tomini tha se mbetet vetëm për tu vendosur orari që do të kufizojë këto biznese në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
“Menjëherë pas fundjavës Komiteti Teknik do të mblidhet për ta vendosur, por që do të mbyllen kjo është e sigurt,”– tha Tomini.
Përsa u përket mbylljes së universiteteve, Tomini tha se situate do të mbikëqyret çdo dy javë, për të bërë sërish ndonjë tolerim.
“Këto grupmosha janë transmetues shumë të mirë të virusit.
Ardhja e vjeshtës favorizon grumbullimet e tyre. Madje ishin grumbullimet e tyre që na çuan në një vendim të tillë.
Vetëm maska nuk do të ishte elementi i domosdoshëm, pasi do duhen dhe elemente të tjera.
Do kishim shpërthime epidemike në këto struktura, ndaj dhe vendosëm nisjen e tyre online.
Kjo është një masë e përkohshme, pasi do të monitorohet situata çdo dy javë dhe do të rigjykohet situate,”– tha Tomini.
Ndërkohë të infektuarit në Shqipëri sa vijnë e shtohen.
Brenda 24 orëve në Shqipëri kanë ndërruar jetë dhe 241 të tjerë u infektuan. Para dy ditësh Mira Rakacolli njoftoi se universitetet dhe konviktet janë mbyllur, ndërsa, vendimi për lokalet e ish-Bllokut po diskutohet.