Vetëv rasja e pacientit me COVID, drejtori i Sanatoriumit: Jemi të tronditur, s`kishte shenja

Drejtori i Sanatoriumit reagoi ne lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot rreth ores 03.00 pas mesnates, ku një pacient me COVID-19 u vetëflijua, duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit.

Kreu i Spitalit, Perlat Kapisyzi, shprehu në emër të stafit mjekësor, ngushëllime familjes ndersa theksoi se deri në momentin e fundit të jetës pacienti Preng Gjonaj nga Tropoja nuk kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
“Na ka tronditur ne si staf i personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit. 53-vjeçari u shtrua në 25 tetor, i cili i është nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekimit sipas protokollit të trajtimit të pneumonisë nga SARS-COV 2.

Në emër të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” i shprehim ngushëllime familjeve të pacientit.

Sipas të dhënave të disponueshme që ne kemi, që nga shtrimi deri në momentin e fundit, nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jonormale.

Ky është një moment i vështirë për ne dhe do të kërkonim mbështetjen e të gjithëve. Dhe ju për të vazhduar këtë luftë në shpëtim të jetëve të pacientëve.

Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve dhe të tonit”, tha Kapisyzi.

Loading...