Qeveria holandze ka zyrtarizuar vendimin e saj kundër thirrjes së tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Është kjo tryezë që konfirmon nisjen zyrtare të negociatave, por sipas Holandës, Shqiperia nuk ka plotësuar ende kushtet e kërkuara nga Këshilli Evropian.
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar mbeten për holandezet, kushte të paplotësuara nga Qeveria Shqiptare.
Në këtë situatë, Qeveria holandeze propozon që negociatat me Tiranën të zyrtarizohen në një moment tjetër.
Ne lidhje me Maqedoninë e Veriut, Amsterdami zyrtar nuk ka nxjerrë asnjë pengesë dhe se tryeza e parë ndërqeveritare mund të thirret sa po të jetë gati korniza e negociatave.
Vendimet e Qeverisë i kanë kaluar tashmë Parlamentit holandez, që do të marrë vendimin përfundimtar, citon ora news.