Studentët largojnë me forcë Pedagogu i cili rrëmben megafonin

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit gjatë ditës së sotme.

Teksa pedagogu Jani Marka ka tentuar të marrë fjalën, studentët i kanë marrë megafonin dhe e kanë larguar me forcë pasi sipas tyre është pjesë e ‘Lëvizjes për Universitetin’ të cilën ata e konsiderojnë si lëvizje politike.

“Po tentojnë të na përçajnë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona, Kaq duam. Pedagogu eshte përfaqësues i Lëvizjes komuniste. Larg politika. Nuk duam përçarës në protestë”- thanë studentët.

Gjatë një prononcimi për “BalkanWeb”, pedagogu Jani Marka tha se ai është goditur me grushte nga një grup që sipas tij është i dhunshëm.

“U godita me grushte. U ushtrua dhunë ndaj nesh. Janë dhunuar edhe aktivistet tona. Unë doja të flisja kundër dhunës dhe në atë moment… Imagjino mund të ushtrojnë studentët dhunë? Ne pedagogë dhe studentë jemi bashkë. Kam vite që protestoj për të drejtat e studenteve dhe Universitetin. Do shikoni kush janë njerëzit dhe ata që marrin zjarr këtu. Më larguan sepse janë të dhunshëm. PD të tërheqë eksponentët e dhunshëm nga protesta. Jam me studentët, nuk kam lidhje me politikën. Një grup i dhunshëm ka zaptuar protestën. Kauza e pedagogëve e përbashkët me studentët. Bëj thirrje që të mos ketë dhunë. Na akuzojnë për përçarje, por do ta merrni vesh ku janë. Forumet partiake po përçajnë protestën, por ne do i demaskojmë. Janë këtu forumet e tyre, partitë”- tha pedagogu pasi e larguan me force.

(d.d/BalkanWeb)

Loading...