Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili pak më herët u shpreh se 25 prilli do të jetë një referendum me dy alternativa: “Shqipëria në Europë ose në Gropë”.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Spiropali pohoi se më 25 prill Shqipëria do të jetë e lirë, ndërsa shakaxhinjtë e integrimit do të jenë në muzeun e tranzicionit.
“Më 25 Prill Shqipëria e lirë, shakaxhinjtë e integrimit në muzeun e tranzicionit.”, shkruan Spiropali.
Presidenti Meta tha pak më herët se në 25 prilli është referendum me dy porta alternativash; Shqipëria në Europë ose në Gropë.
“25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë.
Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë! ”, shkruante Meta.