OFL ndalet në Vlorë, u çon formularin 3 të dënuarve për vr asje

Operacioni Forca e Ligjit e ka filluar këtë javë nga Vlora duke piketuar 3 të dënuar.

Saktësisht tre subjektet e OFL, Viron Ramohitoj, Altin Skëndaj, Gëzim Memeti janë të dënuar për vrasje me paramendim, në bashkëpunim ose në rrethana cilësuese.
OFL u kërkon këtyre të dënuarve të vetdeklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve që përgjigjet t’u dërgohen SPAK, ose në të kundërt u sekuestrohen.

NJOFTIMI NGA OFL

OFL, 2 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

V.R., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A.S., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

G.M., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Loading...