Dritaret e spitalit “Shefqet Ndroqi” njohur si Sanatoriumi duhet të bëhen me kangjella për të parandaluar vetflijimin e pacientëve të cilët pësojnë trauma gjatë kurimit të Covid-19.
Është kjo kërkesa e hetuesve dhe policisë së shtetit e cila do t’i referohet administratës së spitalit dhe ministrisë së shëndetësisë.
Mësohet se hetuesit kanë arritur në këtë konkluzion pas tre vetëflijimeve të ndodhur në këtë spital përgjatë javëve të fundit.
Këtë të hënë ishte planifikuar edhe një takim i hetuesve me adminsitratën e spitalit, takim i cili është shtyrë për një tjetër moment.
Një ditë më parë u vetflijua pacienti i tretë një 52 vjeçar i cili sipas mjekëve skishte shfaqur asnjë shenjë depresive dhe prej një jave trajtohej në Sanatorium për Covid-19.
Ndërsa më herët janë shënuar edhe dy raste të tjera një 65 vjeçar nga Klosi dhe një i ri nga Durrësi 29 vjeç.