Aleksandër Luca është 23-vjeçari shqiptar që është dënuar për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi në Rodos.
Ditët e fundi ai ka paraqitur një ankesë ku ka thënë se në burgun e Avlonës, ku po kryen dënimin është përdhunuar nga të burgosurit e tjerë, të cilët më parë kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Sipas mediave të huaja nga burimet e mjekëve të Evangelismos është zbuluar se kjo ankesë është e vërtet.
Ndërkohë më parë ai është ankuar tek mjekët se ishte përdhunuar se sipas tij është zgjaur në një vend tjetër nga ai që kishte fjetur dhe kur u zgjua ishte pa pantallona dhe të brendëshme.
Policia tashmë ka filluar proceduarat për zbardhjen e plotë të çështjes.
Aleksandër Luca është 23-vjeçari shqiptar, i cili është dënuar për jetë dhe 15 vite burg shtesë, pasi është akuzuar për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi në Rodos dhe përdhunimin e një vajze me aftësi të kufizuara.