Humbi babain prej COVID-19, reagon për herë të parë Viola Spiro: Jemi të tmerruara

Moderatorja Viola Spiro ka humbur babanë e saj për shkak të COVID-19.

Babai i Spiros ishte me kurim në Turqi mirëpo nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin pasi 63-vjeçari vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Rodolf Spiro ndërroi jetë dy ditë më parë në Turqi në moshën 63 vjeçare, ndërsa varrimi bëhet sot në mesditë.

Së fundmi ka reaguar edhe moderatorja e cila në një postim të gjatë shprehet se ndihet e tmerruar dhe e copëtuar në të njëjtën kohë.

“Do të doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe të tregoja më shumë për babanë tonë, por jam e copëtuar…

Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara për mënyrën dhe kohën e shpejt që të humbëm .

Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar por zemra e tij nuk duroi gjatë.

Ajo pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën.

Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur’- shkruan moderatorja.

Loading...