Një mësuese shqiptare në Austri, Artemida Lenz ka rrëfyer momentin e aktit terrorist në Vjenë gjatë mbrëmjes të së hënës.
Lenz ka treguar se në momentit që ka ndodhur ngjarja,ajo ishte sëbashku me bashkëshortin dhe mamanë e saj duke shëtitur në një nga rrugët kryesore të Vjenës.
“Një tmerr i vërtetë, fjalët nuk janë në gjendje akoma të shpjegojnë, pavarësisht se ndodhi mbrëmë rreth orës 20-21, unë isha duke shëtitur me mamanë dhe bashkëshortin.
Dëgjoheshin krisma, sirenat e policisë, por ne vazhduam normalisht të ecim. Nuk kishim dëgjuar lajme, u ulëm në një local aty afër, por pronarët e lokalit na udhëzuan të hyjmë brenda pasi kështu ishte udhëzimi i policisë, pasi një nga terroristët ishte në ambientet e jashtme.”
Gjithashtu mësuesja shqiptarë ka treguar se një nga viktimat është një shqiptar nga Maqedonia.
“Një nga viktimat është një shqiptar nga Maqedonia, këtë ma konfirmoi një nxënëse e imja, e cila ishte informuar nga të afërmit e saj në Maqedoni, por që nuk është nga viktimat që qarkullon nëpër video.”