Çifti i ri dhe fëmija e tyre 2 vjeç humbën jetën gjatë tërmetit, përcillen në banesën e fundit

Mes viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi ishte dhe një çift i ri dhe fëmija i tyre 2 vjeç.

Bëhet fjalë për Mert e Edën dhe djalin e tyre Ateş Küçükyumuk, trupat e vdekur të së cilëve u përcollën mes lotësh dhe dhimbje për në banesën e fundit.
Ndonëse ata ishin në kulmin e rinisë, ëndrrat e tyre u prenë në mes teksa tërmeti me magnitudë 7 të shkallës rihter i shkatërroi shtëpinë dhe rrënojat e saj i zunë brenda.

Pavarësisht përpjekjeve, ata u nxorën të pajetë nga rrënojat.

Loading...