Kujtim Fejzullahu me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është njëri prej autorëve të sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë mbrëmjen e djeshme.
Ndërkohë në një intervistë për Klan Macedonia, gjyshi i tij ka treguar se Fejzullahu nuk ka pasur kontakte me famlijen për 6 muaj, por ka theksuar se ai cdo vitë i vizitonte.
“Po, si jo! Çdo vjet me familjen. Kujtimi normal vinte në banesë te nëna dhe te baba, por banesën e ka pas të veten. E tash çka ka bërë atje në banesën e vet nuk e din askush,”– ka thënë gjyshi i tij.
Në fund gjyshi i tij ka thënë se ai është vetë fajtorë për atë çfarë i ka ndodhur.
“Domethënë Kujtimi është i vrarë ashtu? Informatat e para janë ashtu… i vrarë është a?! Çfarë të bëjmë, vetën e ka marrë në qafë,”- ka thënë ai.