I dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Richard Grenell, ka bërë thirrje që të shikohen vendbanimet e votuesve me qëllim që të sigurohen se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.
Grenell përmes një postimi në Tëitter ka deklaruar se është e rëndësishme që të bëhen të gjithë verifikimet e nevojshme, pasi sipas tij njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme.
“Njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur mrekullisht nuk kanë votuar. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell.
Loading...