‘Jam pro martesave të hapura, partnerët të tolerojnë tradhtitë dhe pabesitë’, shprehet blogeria e seksit

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan kanë qenë të ftuar Pastori Akil Pano, Zhaklina Lekatari dhe sociologu Gëzim Tushi. Ata kanë diskutuar mbi martesën si institucion, si zgjedhje dhe si concept duke u ndalur edhe në faza të ndryshme të evolimit të saj.

Blogeria e seksit Zhaklina është shprehur se ne duhet të jemi të lirë të zgjedhim, të tolerojmë njëri-tjetrin në një marrëdhënie dhe pse jo të falin dhe tradhtitë.
Zhaklina Lekatari: Duke qenë më shumë individualistë dhe egoistë, duket sikur e kemi më të vështirë të komunikojmë, të tolerojmë njëri-tjetrin, jemi më të lirë të zgjedhim, respektojmë më pak patneritetin, fjalën e dhënë, ka ndryshuar sistemi i vlerave në shoqërinë tonë dhe sigurisht që kjo ka ndryshuar dhe tek martesa duke e bërë atë më të dobët dhe duke e vënë më në rrezik jetëgjatësinë e saj.

Loading...