‘Kam nisur marshimin drejt referendumit të 25 prillit’

Teksa Partia Socialiste u dakordësua sot për draftin e ligjit për kompetencat e presidentit, vjen një reagim nga ky i fundi.

Teksa është pyetur nga gazetari Ervis Kuçi në Amfiteatrin e Bylisit, kreu i qeverisë theksoi se ka interes zero për këtë draft dhe përpjekje sipas tij puçistë.
“Zero interes per keto drafte dhe perpjekje puciste. Ky eshte nje parlament jo kushtetues, nje parlament ku qytetaret kerkojne shpernarjen e tij te menjehereshme. Nje parlament ku nje pjese e mire jane edhe tradhetare dhe mercenare. Per mua ka vetem nje interes qe eshte 25 prilli dhe populli i Shqiperisë. Une kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit ky do te jete nje referendum shume i qarte pasi mbi 95% e shqiptareve do te votojne per Shqiperine ne Europe.”, tha Meta.

Loading...