Vajza e madhe e presidentit aktual Donald Trump ka reaguar në lidhje me zhvillimin e procesit të numërimit të votave në SHBA.
Ivanka Trump, përmes një postimi në rrjetin social Twitter nuk po jep shenja që ka hequr dorë nga kjo betejë politike, duke thënë se çdo votë legale duhet të numërohet, e ato ilegale të mos numërohen.
“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, shkruan Ivanka.
Ndërkohë në daljen e tij të fundit Trump ka bërë thirrje të që ndalet numërimi i votave në shtetet si Pennsylvania, ku rezultati është përmbysur dhe Biden është rikthyer në lojë.
Loading...