Th eri pa mëshirë 7-vjeçaren para prindërve, shpallet fajtore shqiptarja

Gjykata britanike ka shpallur fajtore një shqiptare e cila akuzohet për vrasjen e një të miture.

30 vjeçarja shqiptare Eltiona Skana u shpall fajtore nga Gjykata e Manchester për akuzën e vrasjes së një vajze vetëm 7 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 mars të këtij viti. Ndërkohë shqiptarja nuk e pranoi akuzën e vrasjes.

Vogëlushja Emily Jones u qëllua me thikë nga 30-vjeçarja shqiptare teksa ndodhej në një park së bashku me prindërit.

7-vjeçarja u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte. Mësohet se gruaja e goditi vogëlushen në qafë, duke shkaktuar një dëmtim fatal.

Skana u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë në atë kohë.

Ndërkohë në gjyqin e sotëm nuk u dha dënimi, por pas 1 jave pritet të zhvillohet një tjetër seancë gjyqësore.

Skana është me origjinë nga Fushë Arrëzi dhe jetonte në Angli si emigrante prej 6 vitesh.

Loading...