Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Tëitter i kundërpërgjigjet kryeministrit, Edi Rama.
Basha shkruan se numri i të infektuarve me COVID po thyen rekordet dhe me qindra njerëz kanë humbur jetën nga kjo pandemi.
Kryedemokrati shprehet se Rama vazhdon të paguajë klientët e tij ose siç i cilëson ndryshe Basha mafia e plehrave.
Kreu i PD shkruan se Rama pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve.
“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik.
Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.
Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.
Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.
Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.”-shkruan Basha.