Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë banori i Labërisë

Njoftojmë se pas një sëmundje të rëndë, sot në Vlorë u nda para kohe nga jeta kallaratasi Vero Demiraj.

Verua u lind në Kallarat në vitin 1947 nga një familje me ndjenja të larta patriotike dhe atdhetare. Për një kohë të gjatë Verua, ashtu si edhe prindërit e tij, jetoi në Kotë, duke punuar me ndershmëri e përkushtim në detyra të ndryshme në Ndërrmarrjen Bujqësore të Kotës. Ndërsa kohët e fundit jetonte në qytetin e Vlorës.

Sëmundja e rëndë, e ndau atë para kohe nga familja, të afërmit, miqtë e shokët e tij të shumtë, por edhe nga ne bashkëfshatarët e tij kallaratas.

Kryesia e Shoqatës Kallarati u shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta, bashkëshortes, Durimes, dy djemve Gentianit dhe Dorianit, si dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

Varrimi bëhet nesër, datë 7 nëntor 2020, ora 11:00 në Vlorë.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Tij!

U prehtë në Paqe!

Loading...