‘LSI-në nuk e zë asnjë herë virusi’, Rama ironizon Kryemadhin: Vaj medet

“LSI-në nuk e zë asnjë herë virusi”. Ka qenë kjo deklarata e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një prej daljeve të saj për mediat pak ditë më parë.

Në lidhje me këtë deklaratë por edhe më veprimet e saj indiferente ndaj rregullave për mbrojtjen ndaj covid-19, Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook ku ironizon keq Kryemadhin.

Në video, të cilës Rama i vendos mbishkrimin “Vaj medet”, pasqyrohet deklarata e kryetares së LSI dhe momenti kur ajo gjobitet për herë të dytë për mosmbajtje të maskës.

Një tjetër detaj që ka krijuar ilaritet nga videoja e Kryeministrit është edhe fakti që Rama ka vendosur që të flokët e Kryemadhit t’i vendosë në fytyrën e Bashës, Berishës dhe Metës.

VIDEO

Loading...