Reagon sërish Rama:Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog,jo negociata

Pas refuzimit të kërkesës së tij për dialog nga studentët, të cilët njëzëri brohoritën duke thënë se nuk duan negociata, kreu i ekzekutivit ka reaguar sërish.

Në një postim pak minuta më herët në Twitter, Edi Rama shkruan se s’po kërkon të negociojë por të dialogojë me ta.

REAGIMI I RAMES NE TWITTER:

Negociata?
Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog,jo negociata.Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart
Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?

Loading...