Mjeku shqiptar humb jetën nga Covid-19

Koronavirusi i ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha në Kosovë. Siç raportojnë mediat, Sedat Hoti mjek në Prizren ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e Covid-19.

Dhoma e Mjekëve të Kosovës, ka shprehur ngushëllimet për doktorin, i cili humbi betejën me virusin e rrezikshëm.
“Dr. Hoti ka qenë specialist i fiziatrisë dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve të terapisë fizikale’, thuhet në postimin e OMK-së.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”.

Loading...