Aktorja e njohur: Njerëzit shohin te unë gj oksin dhe sh alën time por…

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka rrëfyer në media se jeta e saj ka qenë tepër e vështirë. Në moshë shumë të re, ajo u divorcua nga i shoqi, e kësisoj për shumë vite ia dedikojë të gjithë kohën e saj edukimit dhe rritjes së fëmijëve.

Arjola tregoi në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, se karrierën si aktore e ka nisur në një moshë të madhe dhe shtoi se suksesi i saj i shpejtë në art, por edhe përfshirja në politikë është diskutuar negativisht nga publiku i gjerë.
Mes emocionesh, Arjola theksoi se asnjëherë nuk u fol për atë nënë që rriti me vështirësi fëmijët e saj, bëri të pamundurën që t’i siguroj atyre një jetesë më të mirë, por të gjithë u kapën pas një roli në teatër, që sipas saj ishte thjesht një rol dhe nuk personifikonte atë që ajo është në të vërtetë dhe vlerat që mbart.

Më tej ajo tha se gjithçka ka arritur, ka ardhur si rezultat i punës së saj, vullnetit dhe mbështetjes maksimale të familjes, e jo nga favore të ndryshme.

“Në momentin që unë thash një mendim të sinqertë, për partinë që dua ta përkrah në zgjedhjet e ardhshme, plasi një bombardim komentesh nga më ofendueset, nga më fyeset.

Ishin edhe titujt pikant, masturbimi i hapi rrugët drejtë televizionit, teatrit, filmit.
Nga një shfaqje që del një lajm pikant, kjo ka qenë pjesë e shfaqjes.

Nuk e di se si njerëzit janë kaq të cekët kaq të rëndomtë dhe ulen me një telefon në dorë, e dy gishta shprehin mendime diskriminuese.
Nuk jam mërzitur, sepse kam qenë një nënë me kohë të plotë dhe nuk pyeti askush se si i rrita këto tre fëmijë.

Një 10-vjeçar i jetës sime, unë kam qenë mami me kohë të fortë, kam qenë duke rritur fëmijët.
Ku janë këta njerëz, që të thellohen pak më shumë në mendime. Aktore nuk u bëra pa dashje, erdha nga Tropoja në 2003, fitova e mbarova me 10.

Kam hequr picirin për t’u arsimuar. njerëzit priren të shohin gjoksin tim, shalën time, çfarë pozash kam marrë unë në film, cektësia e njerëzve është për të ardhur keq.

Në një status nga shumë që kam thënë, nuk më vjen turp që jam femër e fortë, e ja kam dalë vetë.

Nuk i përulem askujt veç punës time, vullnetit tim dhe familjes time që më ka mbështetur deri në pikën e fundit”, tha Arjola.

Loading...