Paloka: Rama po bën punën e Vuçiçit, dje lobonte për ndarjen e Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shpërndarë deklaratën e ish-presidentit të Kosovës, ku një muaj më parë është shprehur se në Gjykatën Speciale në Hagë nuk është pyetur për trafkim organesh, për çka edhe është ngritur kjo Gjykatë dhe as për “Shtëpinë e Verdhë”.

Në një postim në rrjetet sociale nënkryetari i PD-së, krahas deklaratës së Thaçit ka akuzuar Ramën pasi sipas tij ai po bën punën e Vuçiçit për të hedhur baltë mbi UÇK-në dhe luftën e Kosovës.
“Kujt po i shërben Edi Rama që po akuzon UÇK për trafik organesh?

Pse Edi Rama po e rinxjerr këtë tezë, kur, në fakt, vetë Hashim Thaçi dhe të tjere thonë se nuk janë pyetur kurrë për këtë çështje.

As në aktakuzë nuk ekziston. Sepse Edi Rama po bën punën e Vuçiçit për ta bërë pis UÇK-në dhe luftën e Kosovës.

Tradhtari i kombit lobonte dje për ndarjen e Kosovës, sot riciklon akuzat e Serbisë për trafik organesh.”, shkruan Paloka

Loading...