Gazetari Andi Bushati, në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar se forumet rinore pranë opozitës po mundohen të përçajnë protestën e studentëve.
Gazetari thekson se këto veprime të opozitës tregojnë se ajo nuk është për një front të përbashkët anti-Rama, por është gati të shkatërrojë çdo lloj protestë që nuk e sjell atë në pushtet.
Më tej gazetari ka shkruar se opozita është e gatshme, të shkatërrojë çdo protestë që nuk e sjell atë automatikisht në pushtet, përfshirë këtu dhe atë të studentëve.
Postimi i plotë:
Protesta e sotme e falangave te forumeve rinore, per te përçare protesten e studenteve, e nxitur edhe nga media dhe eksponente te larte te opozites, tregon se ndryshe nga sa thote, opozita zyrtare, nuk eshte per nje front te perbashket anti Rama. Ajo eshte e gatshme te shkaterroje cdo levizje proteste qe nuk e sjell ate automatikisht ne pushtet.”