Agron Llakaj ka reaguar pas humbjes së aktorit të madh të humorit, Koço Devole.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Agron Llakaj ka prekur me fjalët për kolegun e tij duke u shprehur se nuk mund ta besojë që ai është ndarë nga jeta.
Llakaj shprehet se humori humbi sot Gjeneralin dhe se dimensioni i tij artistik ishte i pakrahasueshem dhe fisnik.
“Mund të gjeja një fotografi më të bukur,por ky karakter yti me con te Chaplin….,sa aktor i bukur,sa komik,skenarist e regjisor,karikaturist me shije të hollë,ishe gjithçka që mjeshtëria e humorit kërkon.Kush si ty?!
Humori sot humbi Gjeneralin , e kam thënë dhe do ta them sa Zoti të më jap frymë dhe jetë….Dimensioni Yt artistik i pakrahasueshëm,elegant dhe fisnik,aktor papioni .
Shqiptarët të kanë shijuar në vite e vite….dhe sot ti ndalove ,ndalove për te nisur udhëtimin e pakthyeshëm drejt Zotit.I dashur Koco !
Ikja jote është dhimbje për këdo që ka buzeqeshur e qeshur me Ty!Për mua ishe i vecantë,zemra ska fjalë,jam i shokuar dhe nuk e pranoj dot faktin se ti nuk do të jesh më.Koco!
Ti kam thënë me gjallje dhe s’kam pishman….Ti je Perandori i fundit i humorit shqiptar!
Lamtumirë i Madh! Lamtumire Gjigand !Qofsh i Zotit!Dua kohe ta besoj se është e vërtet qe ke ikur,” shkruan Llakaj.