Sherr me sende të forta dhe të mprehta në Maliq, arrestohet një person

Policia ka arrestuar një 30 vjeçar në Maliq, ndërsa është proceduar një 34 vjeçar tjetër.

Sipas uniformave blu mbrëmjen e djeshme në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis këtyre dy shtetasve, dyshohet se janë dëmtuar me sende të forta dhe mjete të mprehta ata si edhe vëllai i 34-vjeçarit, shtetasi D. Xh., të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:

U konfliktuan dhe dëmtuan njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta, procedohen penalisht dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Njëri prej tyre vihet në pranga për veprën “Plagosja e rëndë me dashje” dhe tjetri procedohet për “Plagosje të lehtë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 30 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. Xh., 34 vjeç, banues në Podgorie.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis këtyre dy shtetasve, dyshohet se janë dëmtuar me sende të forta dhe mjete të mprehta ata si edhe vëllai i 34-vjeçarit, shtetasi D. Xh., të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Loading...