Jonida Maliqi ndan herë pas here foto të ëmbla me djalin e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja publikoi një imazh teksa puthte Danin në buzë në një makinë
“Dashuri e pakushtëzuar që të ringjall çdo ditë e më shumë❤️,”- shkroi ajo krahas fotos së realizuar në Malin e Dajtit, që nxiti replika.
Në prej ndjekësve i komentoi se puthja në buzë me fëmijën nuk është aspak e këndshme dhe se është kthyer në modë.
“Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë 🤦♀️ personalisht s’më duket aspak e këndshme,”- shkroi ndjekësja.
Ky koment ngjalli reagimin e Jonida Maliqit, e cila i kërkoi ndjekëses të merret me gjëra më të rëndësishme në jetë dhe të mos ndërhyjë në jetën e saj personale.
“Ç’lidhje ka moda me dashurinë nëse ti e ke problem është pune për ty. Edhe këtu pretendoni të keni akses? Merruni me gjëra më të rëndësishme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërish ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë!”- shkroi këngëtarja.
Por fansja, iu është kthyer sërish duke u shprehur se ky është vetëm një opinion i saj personal dhe jo revoltim, duke theksuar se nuk përmendi ton fyerës apo “thumb” ndaj saj.
“Calm down Jonid e dashur, një opinion personal ishte jo revoltim nga ana ime. Nuk përdora ton fyerës apo “thumb” gjithsesi një javë të mbar dhe për juve dhe pa negativitete përreth teje 🙂”- i komentoi ajo.
Por Jonida Maliqi nuk e ka me kaq, duke replikuar sërish: “Është e qartë që nuk je nënë ndaj impresionohesh nga reagimet e tyre se ndryshe do e kuptoje fare mirë që moda nuk është jeta. Suksese