Pas rasteve pozitive të sulmuesit boshnjak Edin Xheko dhe portierit të talentuar Boer, te skuadra e Romës janë shtuar futbollistët e infektuar me koronavirus.
Federico Fazio, Davide Santon e Lorenzo Pellegrini janë emrat e tjerë të skuadrës së futbollit italian në listën aspak të lakmueshme.
Ish-anësori i Interit është prej 10 ditësh jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, por problemet shëndetësore shtohen me monitorimin dhe izolimin që do t’i bëhet nga kjo javë. Ndërkohë mbrojtësi argjentinas dhe futbollisti i përfaqësueses italiane ishin prezentë në sfidën e fundit të zhvilluar në stadiumin Marasi kundër Xhenoas.
Negativ në testet para sfidës të shtunën, ata nuk dihet se si e kanë marrë virusin në këto dy ditë me kontakte të kufizuara.
Federico Fazio, Davide Santon e Lorenzo Pellegrini do të duhet të mungojnë në sfidat e ardhshme për skuadrën e trajnerit Fonseka, që tani do improvizojë formacionin për shkak edhe të mungesave të tjera.