Detaje të reja mësohen në lidhje me 70-vjeçarin Reshat Grembi nga Firi që u vtëhodh sot nga spitali Infektiv, ku ishte shtruar si pasojë e Covid 19.
Kushëriri i tij, Taulant Grembi në një prononcim për mediat është shprehur se Reshati ishte njeri i fortë, pa probleme qoftë psikologjike ashtu edhe ekonomike dhe se të gjtihë ata janë habitur kur e kanë marrë vesh.
“E kam kushëri të dytë, dje shkoi në spital këtu në Fier dhe e çuan me urgjencë në Tiranë. Ne u habitëm sot se si ka mundësi të hidhet ky njeri nga kati i dytë apo i tretë.
U habitëm se ishte shumë normal, shumë i rregullt. Fëmijët i kishte të rregulluar, vetë kishte pension me gjithë të shoqen.
Kur rezultoi i prekur nga Covid?
Kushëriri: Ne dje e morëm vesh në fakt
Në çfarë gjendje ishte?
Kushëriri: Nuk e di
Mendoni se e ka shtyrë ndonjë problem të merrte atë akt?
Kushëriri: Jo, në asnjë mënyrë
Bashëkshortja ku është?
Kushëriri: Në shtëpi është, ajo nuk e di ende.
Ka marrë mjekim edhe në spital ai? Vuante nga ndonjë sëmundje?
Kushëriri: Me sa di unë jo, skishte probleme ai
Mos ka kaluar në depresion?
Kushëriri: Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull.