Kupola e UÇK-së në Hagë, SHBA: Shumica e krimeve janë kryer nga Serbia

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara po e konsideron të drejtë deklaratën e Daniel Serwer se Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin e autorëve serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por se një juridiksion të tillë nuk po e zbaton dhe po ndjek vetëm shqiptarët.

Ky reagim vjen pas një shkrimi autorial të Daniel Serwer, i cili duke komentuar aktakuzat e para ndaj udhëheqësve të UÇK-së, ka thënë se kjo gjykatë nuk është një etnike dhe se ka jurdiksion për gjykimin e krimeve të serbëve gjatë viteve 1998-2000, shkruan Ekspres.
“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit e quajnë atë gjykatë një etnike”, shkruan më tutje në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Eliot Engel i cili është edhe drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme ditë më parë ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së që të hetojë punën e Speciales dhe që Uashingtoni të ndërprejë bashkëpunimin nëse gjejnë që kjo gjykatë po ndjek vetëm shqiptarët.

Gjatë dy ditëve të fundit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli si dhe Jakup Krasniqi kanë dalë para gjykatësve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.

Loading...