Familja Thaçi ka falenderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe solidarizimin që kanë treguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për ish-presidentin.
Në një postim në Facebook, i biri i Hashimit, Endri Thaçi, ka shprehur mirënjohje të thellë “për mbështetjen dhe interesimin që qytetarët po tregojnë për ish-presidentin.”
“Familja jonë është shumë krenare me kontributin në këto tri dekada të birit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.
Besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe jemi të bindur se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, Endri shkruan se ata si familje besojnë në drejtësinë ndërkombëtare dhe sa janë të bindur që asnjë pretendim nuk mund ta ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.