Duke filluar nga sot në orqn 22.00 deri nesër në orën 06.00, nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve, në zbatim të masave ndaj koronavirusit.
Ndërsa qytetarët detyrohen të qendrojnë brenda, një kategori e caktuar mund të lëvizë për punë.
Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania.
Lajmi i fundit ju tegon se ku mund të aplikoni për leje dhe cilat kategoi.
Leje per dalje (sherbimi per qytetaret per arsye pune dhe arsye te domosdoshme) https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13659
Leje qarkullimi per nevojat e subjekteve (sherbimi per bizneset per transport stafi dhe qarkullim per sherbimet e subjekteve) https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13835
Kujtojmë që personeli i shëndetësisë dhe punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve përkatëse;
Policia e Shtetit do ndëshkojë me masë administrative cilindo që do të konstatohet në shkelje të masave kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.