Ora policore, sa është gjoba për ata që e shkelin

Duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme ka hyrë në fuqi ndalimi i qarkullimit deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Vendimi vjen ndërsa vendi ynë vazhdon të ketë rritje të rasteve me koronavirus.
Në një njoftim në orë e pasdites, Policia e Shtetit bëri me dije se ka marrë masa shtesë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të vendosura, do të ushtrohen kontrolle të rrepta në bare, restorante, lokale nate dhe ambiente të ndryshme.

Të gjithë ata që do të shkelin rregullin, do të gjobiten me 100 mijë lekë të vjetra. Gjoba është më e lartë se sa ajo për mosbajtjen e maskës.

Përjashtime nga rregulli janë sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat. Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me shërbimin ‘delivery’.

Loading...