Greqia në shtetrrethim që nga nesër

Një shtetrrethim do të hyjë nesër në fuqi në të gjithë vendin ballkanik, njoftoi zëvendësministri për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias.

”Gjatë orëve 21:00 – 05:00 çdo ditë, qytetarët duhet të kufizojnë daljet e tyre në minimum: vetëm për punën, urgjencat shëndetësore dhe shëtitjen e kafshëve shtëpiake”, tha ministri.
Greqia aktualisht po kryen një bllokim mbarëkombëtar që hyri në fuqi më 7 nëntor dhe do të mbetet efektiv deri më 30 nëntor.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët duhet të kërkojnë një leje për daljet e tyre, të lëshuar përmes mesazheve SMS.

”Lidhur me ushtrimet personale sportive, kjo duhet të kryhet nga një maksimum prej tre personash në afërsi të shtëpive të tyre; kjo nuk ka të bëjë me stërvitjen atletike në nivelin e klubit profesional”, sqaroi ministri.

Hardalias njoftoi gjithashtu që nga e premtja të gjitha organizatat dhe bizneset e sektorit publik dhe privat duhet të jenë në gjendje të sigurojnë dokumentacionin që tregon se ata operojnë vetëm me staf të reduktuar dhe kanë caktuar shumicën e punonjësve të tyre të punojnë nga shtëpia.

Ministri gjithashtu rekomandoi që stacionet televizive të zvogëlojnë stafin dhe të ftuarit në minimum në studio.

”Gjahu dhe peshkimi janë ende të ndaluara”, shtoi ai.

“Javët e ardhshme janë shumë kritike”, theksoi Hardalias.

Loading...