H.T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë është infektuar me Covid-19.
Përmes një njoftimi për mediat nga zyra e KISH, bëhet me dije se Imzot George Frendo ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor, ndërsa sot është shtruar në spital.
Shkak për shtrimin e tij është bërë gjendja e rënduar shëndetësore dhe komplikacionet respiratore që ka pasur gjatë ditës.
“Komunikim. Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.
Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë. Zyra e Shtypit e KISH,”– shkruhet në njoftim.