Kunati i 20-vjeçares që v diq pas lindjes bën denoncim në polici: Të futet në burg fajtori

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 20-vjeçare humbi jetën pak orë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj në maternitet, ndërkohë që familja hedh akuza për neglizhencën e mjekëve apo infermierëve.

Kunati i 20-vjeçares të identifikuar si Kristjana Muxhai ka folur për Fax News duke thënë se nuk kanë marrë asnjë informacion nga spitali dhe presin që të vijë ekspertiza nga Tirana për të mësuar detajet rreth ngjarjes së rëndë.
“Kanë ardhur e kanë marrë 2 infermiere. Pasi kanë bërë ekon, doktori ka thënë që vajza ka nevojë të operohet se ka fëmijën keq. Pasi ka mbaruar operimi, kemi qëndruar jashtë duke folur me infermierët nga dera. Më vonë, infermierja na ka futur. Ka shkuar mamaja ime e para, kunata i ka folur, ajo i njohu, it ha mamit tim që vi nesër me djalin dhe kunata qeshi. Më pas u futa unë, i thashë je mirë, djali është mirë. U larguam më vonë se nuk mund të qëndronim në spital.

Më pas jemi njoftuar në orën 04.40 të mëngjesit. Kemi marrë një telefonatë që ka zgjatur rreth 20 sekonda dhe i kanë thënë mamit, eja urgjent në spital se nusja është rëndë, ndërkohë që nusja kishte vdekur.

Kemi bërë denoncim në polici. Kemi kërkuar autopsi nga Tirana, nuk kemi besim tek autopsia që mund të kryhet në Gjirokastër se po tentojnë që tia hedhin fajet viruseve, një nga këto Covidit. Edhe një kryeinfermiere tha a ka patur probleme me gjak dhe ne nuk besojmë tek Gjirokastra”, tha kunati i viktimës.

Sa i përket komplikacioneve që ka pësuar, kunati shprehet se thjesht i kanë thënë se ka pasur vështirësi në frymëmarrje ndërsa tani nuk i lejojnë që të bëjnë asnjë veprim, as të marrin foshnjen e porsalindur, gjë që ka vendosur në alarm familjarët.

“Shkaku ka qenë thjesht komplikacion në orën 3 të mëngjesit. Thjesht komplikacion në frymëmarrje. Ajo ne na foli e bëri muhabet. Mund të jetë neglizhencë e një infermiereje që kanë qenë të turnit, mund të kenë neglizhuar me ndonjë ilaç, ndoshta nuk i kanë bërë ndonjë gjilpërë që duhet. Informacion të saktë nuk kemi. Thjesht na kanë thënë që ajo ndërroi jetë dhe janë larguar edhe mjekët, edhe infermierët. Tani kemi frikë se mos i bëjmë diçka dhe djalit.

Foshnjen nuk na lejnë ta marrim. Në spital nuk na lënë të hyjmë, kanë mbyllur derën kryesore të maternitetit. I ka ardhur mamaja vajzës nga Saranda dhe i ka thënë, a ka mundësi të ma largoni këtë se po na bëni zhurmë.

Tani ndodhet në morg se pritet ekspertiza nga Tirana. Nuk na lejojnë të futemi në spital. Jemi bërë të padëshiruar në spital se e bëmë të madhe. Madje tani është ngritur dhe drejtori i spitalit dhe u kujtua të thoshte që faji ishte i pacientes. Kur vdes njeriu, fajin nuk e merr njeri përsipër”, theksoi kunati.

I bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe ti japin dënimin e merituar autorit që ndikoi në humbjen e jetës të një nëne të re.

“Fajtori të dalë sa më shpejt dhe haku i asaj vajze 20 vjeç që kishte djalin e parë dhe e kishte me shumë qejf. Madje kur i thamë me mamin që linde, ajo gëzoi dhe mezi pres nesër tha. Të futet në burg fajtori. Të mos i fusë partia mjekët kot palidhje”, shtoi kunati.

Loading...