Rama bisedë telefonike me ministrin Italian, dalin detajet. Çfarë u diskutua

Ministria e jashtme italiane ka zbardhur bisedën telefonike mse kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Luigi Di Maios.

Sipas njoftimit, temat e bisedës ishin lufta ndaj COVID-19, bashkëpunimi dypalësh, integrimi në BE dhe presidenca e OSBE.
Lajmin e telefonatës e dha vetë Rama sot në Mbrostar të Fierit, ku theksoi se kishin biseduar për situatën me COVID-19.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E JASTHME ITALIANE

ITALI-SHQIPËRI: BISEDË TELEFONIKE MIDIS DI MAIO-s DHE KRYEMINISTRIT RAMA

Romë, 13 nëntor – (Nova) – Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Siç bën me dije Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nëpërmjet profilit të saj Twitter, tema të bisedës qenë lufta ndaj Covid-19, bashkëpunimi dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë, integrimi i Tiranës në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së.

Loading...