Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi elektoral me strukturën në njësinë nr. 1 në Tiranë zbuloi një bisedë me djalin e saj dhe mësimin që ajo tha se mori.
“Po diskutoja me djalin tim për fjalën heronj dhe patriot, për brezin e ri. Patriot i thashë unë do të thotë të duash vendin, ai më tha jo; unë e shikoj këtë atdhedashuri, patriot është ai burrë apo grua që mbron popullin përballë qeverive të saj.
Në fakt djali im më dha një mësim shumë të mirë.
Të mbrojmë sot popullin nga qeveria është patriotizëm. I thash faleminderit Besar, je shumë i vogël për të më dhënë leksione, por më dhe një leksion shumë të mirë” tha ajo.
Kryemadhi shpjegoi edhe procesin e zgjedhjeve në parti, si do të bëhen.
“Ne kemi zgjedhjet në parti, do të jenë përmes votimit online, që shumë shpejt do u shpërndahen anëtarëve aplikacionin dhe në 5 dhjetor do të shkojmë në konventë për të pasur të qartë pikat tona të programit” tha ajo.
Në fund, gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësisë, nuk munguan edhe batutat. “LSI po mbushet me intelektualë të rinj, unë do të dal në pension shumë shpejt” përfundoi Kryemadhi.