Tentojnë ti vendosin gjobë për maskën, qytetari ‘shkallmon’ policët me makinë

Një qytetar ka goditur me makinë punonjësit e policisë që tentuan ti vendosin gjobë për mosmbajtjen e maskës anti-COVID.

Lajmi është bërë me dije nga policia e cila ka bërë me dije se qytetari reagoi pasi nuk ishte dakord me vendosjen e gjobës.
Njoftimi i polocisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.S., 59 vjeç, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakort për vendosjen e një mase administrative.
Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.

Loading...